e shtunë, 6 nëntor 2010

Papa Obama. Presidenti i Kinës njeriu më i fuqishëm në botë

Në planetin tokë frymojnë 6.8 miliard njerëz. 68 prej tyre janë personalitete që njihen si njerëzit më me ndikim në botë. Ne jemi të magjepsur nga fuqia.

Ne qëndrojmë në ankth nga ata të cilët e përdorin këtë forcë dhe të cilët abuzojnë me të. Ne lakmojmë pushtetin. Secili me më dëshirë do të ishte çekan se sa gozhdë.


Njerëzit e kësaj liste janë përzgjedhur në mënyra të ndryshme. Ata e rrotullojnë botën sipas vullnetit të tyre.

Ata janë krerët e shteteve, figura të mëdha religjiozë, interpretues dhe njerëz të ligjit. Krahasimi relativ i kësaj fuqie siç është diversiteti i grupeve është një biznes i rrëshqitshëm.

Për ta bërë këtë ne kemi definuar forcën në katër dimensione. Së pari kemi pyetur nëse këta persona kanë ndikim mbi masën. Sipas listës tonë, presidenti i Kinës, Hu Xhinato, është njeriu më i fuqishëm në botë, për t’u pasuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili mban vendin e dytë. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, renditet i katërti, ndërsa pozitën numër 12 e zë presidenti i këtij shteti, Dmitri Medvedev.

Pas tyre renditet Papa Benedikti XVI në vendin e 6 dhe kancelaria gjermane Angela Merkel në të shtatin.

Në renditjen e vitit 2010 për njerëzit më të fuqishëm në botë, renditet edhe kryeministrit, Silvio Berluskoni, 14 si një ndër njerëzit më të pasur në botë. Në listë vihet re madje edhe prania e një tjetër femre, Sonia Gandi, në postin e presidentes së Kongresit Indian.

Por përfshihen edhe njerëzit e botës së ekonomisë dhe biznesit si Bill Gates, mandati australian Rupert Murdoch, kryetari i Neus Corporation që ka mediat “Uall Street Journal”, “Fox”, “Neu York Post” etj. Si edhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet. Lista përfshin edhe shefin e organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden dhe themeluesin e faqes “Wikileaks”, Julian Assange. Në klasifikim janë edhe Papa me Bin Ladenin Lista Forbes përmban politikanë, udhëheqës biznesi dhe figura të tjera publike…
shko