e mërkurë, 26 janar 2011

Dell: Qeveria e re të formohet para 17 shkurtit

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell theksoi se pret që qeveria e re të formohet para 17 shkurtit, ditës së
pavarësisë së Kosovës.
Ai deklaroi në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” se beson që shifrat për koalicionin janë dhe se nuk ka pse të humbet kohë.
“Unë besoj që qeveria e re do të formohet para ditës së pavarësisë. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën. Është simbol i rëndësishëm që në përvjetorin e tretë ta keni një qeveri të re plotësisht funksionale. E po, unë besoj që kjo është e mundshme. Besoj se shifrat janë; besoj që partia që do ta marrë mandatin e ka mundësinë për ta formuar qeverinë e re shumë shpejtë”, ka thënë Dell në një intervistë për Kosova Sot./ina
shko