vrasje të paqëllimshme të mbretit të muzikës pop, i ka tronditur të pranishmit në gjykimin në Los Anxheles.
Truproja Alberto Alvarez deklaroi se dr. Murej e kishte ftuar në dhomën e gjumit të Xheksonit, ku i ka thënë se diçka ka shkuar keq, dhe i ka urdhëruar të mënjanojë të gjithë pajisjen mjekësore, përpara se të thërrasë ndihmën e shpejtë.
Ai tregoi se Xhekson ishte i shtrirë në shtrat me sy dhe gojë të hapur, ndërsa në trup kishte të lidhur pajisjet e infuzionit dhe kateterin.
Në atë çast, ka thënë Alvarez, në dhomë kanë hyrë dy fëmijtë e Xheksonit, të cilët kanë shpërthyer në vaj. Alvarez ka thënë se në atë çast Majkëll Xheksoni i është dukur "i vdekur".
Ylli i popit vdiq në 25 qershor, 2009. Prokurorët thonë se mjeku i ka injektuar dozë të tepërt të një lloji të anestetikut, i cili kryesisht përdoret në spitale./yp