e diel, 9 janar 2011

Faith: Mashtrimet nuk do të tolerohen

Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Piter Feith ka vizituar të dielën qendrën e votimit në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, me ç’rast ka dhënë porosinë se procesi
zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë.

“Porosia ime është që nuk do të tolerojmë ndonjë parregullsi ose mashtrim në qendrat e votimit sot dhe pjesa tjetër është për nesër”, është shprehur Feith për Kosovapress, raporton RTV21.

Ndërkaq duke parë nga afër votimet e sotme, Feith i ka lavdëruar institucionet e Kosovës dhe KQZ-në për përgatitjet e mira, ndërsa shprehu qëndrimin e tij se pret që të respektohet vendimi i gjykatës dhe të merret një vendim edhe për Mitrovicën./indeksonline
shko