Jessica Alba nuk është e shqetësuar për vendin prej nga vjen. Aktorja thotë se ajo është
e frustruar që shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për natyrën e saj vërtet ‘të thjeshtë.“Jam rritur si katolike, andaj kam shumë faje të cilat nuk mund t’i shmang. Vërtet jam një vajzë e thjeshtë e katundit. Por shumicën e kohës, revistat nuk e tregojnë këtë anë timen. Unë jam krenare me prejardhjen time. Jam një person që dua të gjej kohë edhe për veten dhe jo vetëm të jem një personalitet pjesë e biznesit”, ka thënë aktorja. /io