e premte, 7 janar 2011

Ushqimet që të bëjnë të bukur

Çdo ditë nëpër revista mund të lexosh për qindra receta dietash të ndryshme, të cilat duhet të ndihmojnë në humbjen e peshës. Shumë prej tyre të ndihmojnë me të vërtetë, por
është e rëndësishme që secili prej nesh të dijë se cilët janë ato ushqime nga të cilat nuk duhet të heqë dorë.
Një revistë amerikane nxorri një listë me ushqimet të cilat janë provuar se ndihmojnë në bukurinë e njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit janë të gjithë në gjendje të bëjnë që lëkura jonë të duket më e bukur, ndër efektet e shuma pozitive që kanë në trupin tonë.

Peshku – Përveçse i dobishëm për trurin, ky lloj mishi përmban edhe yndryrrna të dobishme dhe të padepozitueshme, të cilat ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe mbajtjen e një niveli të duhur të hidracionit në të.

Jogurti – Jogurti natyral dhe jo ai që shpesh gjejmë në supermarkete të përzjerrë me fruta apo çokollatë, është provuar se mund të përmirësojë ngjyrën e fytyrës dhe lëkurës sonë.

Ushqimet e detit – Tek sepjet, karkalecat, kallamarët apo oktopodhët gjenden shumë minerale të ujit të detit, shumë të dobishme për të forcuar thonjtë apo flokët. Lëkura gjithashtu përfiton.

Dridhërat – Buka apo orizi i bardhë përmbajnë shumë vitaminë B dhe hekur. Këto elementë janë të dobishëm për ndërrimin e gjakut e si rezultat, edhe për një pamje sa më të shëndetshme.

Lajthitë dhe bajamet – Përmbajnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshme dhe ruajnë elasticitetin e saj.

Djathi i fortë – Si emental, parmezan apo konte përmban shumë kalcium, materjal që forcon dhe zbarth veçanërisht dhëmbët. Askush nuk duhet të heqë dorë nga një fetë prej 100 gram djath në ditë, as atëherë kur është në dietë.

Avokado – Fruti ekzotik është në gjendje të mbajë lëkurën dhe flokët të butë. 30% e frutit përbëhet nga një lloj vaji natyral, në gjendje që të rigjenerojë qelizat.

Vaji i ullirit – Në Mesdhe konsiderohet prej kohësh jo vetëm si një produkt, por edhe si një ilaç. Zëvendësimi i vajrave të tjerë me atë të ullirit, sa herë që është e mundur, mbetet i rekomandueshëm.

Qershitë – Nuk janë vetëm shumë të shijshme, por edhe tepër të pasura me vitaminë C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjen, një substancë që ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje sa më të re.

Spinaqi – Është i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe kivi është i rekomandueshëm që të përdoret sa më shpesh që të jetë e mundur.

Karotat – Kartotat përmbajnë me shumicë beta-katoten, përbërës i cili i jep një ngjyrë aq të fuqishme të portokallinjtë. Substanca ndihmon jo vetëm sytë, por edhe lëkurën që të luftojë çdo inflamacion që mund të shfaqet./tch
shko