e hënë, 14 mars 2011

Cilat shprehi irrituese më shumë i pengojnë asaj, e cilat atij?

Meshkujt nervozohen kur partneret e tyre thonë që nuk janë të uritura, dhe në fund hanë të gjithën nga pjata e tyre, ndërsa femrat i pengojnë kabllot e shumta dhe rrobat nëpër tërë shtëpinë.Christina Hopkins, autorja e librit "The Pile Of Stuff At The Bottom Of The Stairs", në bashkëpunim me kolegun Giles Coren ka përpiluar listën e shprehive, të cilat i irritojnë më së shpeshti njerëzit tek “gjysma e tyre më e mirë”. Ata duke hulumtuar ankesat e shpeshta të femrave dhe meshkujve, kanë zbuluar që mashkulli më së shumti ia sheh për të madhe të dashurës së vet kur pas një udhëtimi të gjatë deri te destinacioni i pushimit vjetor, nuk është e kënaqur me vendosjen. Kështu, do të ankohen që dhoma nuk ka pamje nga deti, mbulesat nuk janë të buta sa duhet apo banja është shumë e vogël. Ndërsa femrat do t’i irritojë ajo që partneri nuk do të lajë enët pas ushqimit dhe që veshjet e ndotura i lë nëpër gjithë banesën. 

Pa porosi, nuk ka as ushqim
Femrat shpesh marrin porcionet më të vogla në restorant. Pasi që e hanë të tyren, dhe supozojnë që janë ngopur, kalojnë në pjatën e partnerit, pohon Giles Coren. Dhe kështu ndodh që një kafshatë e desertit që e marrin shndërrohet në tërë ëmbëlsirën. 

Flokët në mbledhës uji
E dashura juaj në mënyrë sharmante do të mundohet t’ju bindë që flokët më të gjata se 20 centimetra nuk janë domosdoshmërisht të sajat dhe që nuk është fajtore që mbledhësi i ujit i dushit është mbyllur përsëri. Madje edhe nëse i tregoni se si mund të pastrohet mbledhësi, kjo punë do t’i duket shpifëse, dhe përsëri do t’ua lërë juve.

Çdo gjë është në rregull
Kur rezervoni biletat e kinemasë, partneret heshtin urtësisht, madje edhe kur i pyesni se cilin film dëshirojnë ta shikojnë. Vetëm pasi arrini në kimena, shprehja e fytyrës së saj do të nguroset. Nëse nuk dini se ku është problemi, do t’ua bëjë të ditur me fjalët: “shumë mirë e di që nuk i duroj filmat horrorë, dhe me qëllim e ke planifikuar që të jem e detyruar ta shikoj”. 

Lufta për të drejtat e femrave
Femrat partnerëve të tyre shpesh ua theksojnë sistemin e padrejtë shoqëror i cili ua pamundëson barazinë gjinore. Kështu në çdo rast do të theksojnë se si femrat, nëse jo më shumë, të paktën janë të afta njëjtë sa edhe meshkujt. Por, kur shohin merimangën në mur, apo qesja e dyqanit është shumë e rëndë, me përzemërsi do të insistojnë në ndihmën “nga gjinia më e fortë”.

Braktisja e lojës në gjysmë
Loja e shahut, e tenisit apo e rrezikut zakonisht kanë rezultatin e njëjtë, pohojnë meshkujt. Mund të mbarojnë ose me fitoren e gruas, ose me tërheqjen e saj në gjysmë të lojës. Femrat zakonisht pikëllohen shumë nëse mbesim prapa në lojë dhe fitorja nuk duket që do të jetë në anë të tyre, kështu që meshkujt zakonisht propozojnë të mbarojnë lojën për t’i kënaqur partneret e veta. 

Ankesat rreth programeve në televizor
Askush nuk thotë që shikimi i serialeve si opera sapuni dhe komedive romantike është edukativ. Por kjo gjë i relakson femrat, ashtu siç të shikuarit e sportit i relakson meshkujt, prandaj më së shumti ua shohin për të madhe partnerëve kur i tallin në llogari të asaj që shikojnë në televizor, veçanërisht para njerëzve tjerë. 

Rrjeti i telave të ndërthurur
Meshkujt kanë nevojë të madhe për të rrjetëzuar gati të gjithë aparatet shtëpiake, duke përshkuar kabllo prej disa metrash nëpër tërë shtëpinë. Po ashtu asnjë aparat nuk guxon të gjuhet, edhe nëse nuk punon qysh disa vite, sepse gjithmonë ekziston mundësia që do të duhet më vonë një pjesë e televizorit të vjetër apo makinës për rroba.

Enët duhen të “ulen” në ujë
Christina Hopkins pohon që “ulja” e enëve është një nga taktikat e shpeshta të cilën e përdorin meshkujt për ta shtyrë larjen. Shumë femra dëshmojnë, që nëse nuk i lajnë enët pas drekës, u thonë burrave të tyre se ato vetëm do të grumbullohen në lavaman deri në darkë apo në mëngjesin e ardhshëm. 

Nuk ka më letër higjienike për banjë 
Meshkujt kanë instinkt të lindur të thonë se kur duhet të blihet diçka, në qoftë se është harxhuar ajo gjë. Pasi që e përdorin rolën e fundit të letrës së tualetit, apo përdorin lugën e fundit të sheqerit, tek atëherë do të vënë re se do të duhej të shkonin në shoping. Prandaj në shtëpi, femrat më së shpeshti janë të ngarkuara për përpilimin e listave për blerje, thotë Hopkins. 

Lënia e rrobave kudo 
Meshkujt nuk i çojnë rrobat për t’u larë pasi që i heqin prej vetes, por rregullisht i lënë fanellat, çorapet dhe pantallonat pranë krevatit, në banjë apo në çfarëdo vendi tjetër ku i kanë hequr. Pasi që nuk e gjejnë fanellën e preferuar në dollap, janë në gjendje të kritikojnë me orë, duke menduar që ajo është larë para shumë kohe, kurse as që e kanë vënë për t’u larë. Kjo shprehi është gjëja më e shpeshtë në të cilën ankohen femrat, thekson Hopkins./kn
shko