e hënë, 14 mars 2011

Shpërthim i ri në centralin bërthamor në Japoni

Në një central bërthamor të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një shpërthim
tjetër.

Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.


Të shtunën pati ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali, njofton REL. 
Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.


Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.


Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore./kn/
shko