e mërkurë, 30 mars 2011

Enver Hasani president?

Kanë mbetur pak orë deri tek bërja publike e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndërsa tashmë shumë skenarë janë diskutuar ndërmjet krerëve të shtetit dhe faktorit ndërkombëtar
për tejkalimin e situatës. Pavarësisht se publikisht nuk është deklaruar, takime e konsultime intensive janë zhvilluar gjatë tërë së martës.


Portali Indeksonline ka mësuar se njëri prej opsioneve të mundshme, është që kryetari i Gjykats Kushtetuese, Enver Hasani ta shijoj për një kohë të shkurtër postin e presidentit si ushtrues detyre. “Është e sigurtë që Pacolli do të jap dorëheqje, ndërsa edhe për kryetarin e Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi mund të konstatohet që ka pasur lëshime që i bie ai të mos e ushtroj postin e presidentit” i ka thënë burimi portalit.


Personi i tretë që e ushtron postin e presidentit, sipas Kushtetutës së Kosovës është kryetari i Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast Enver Hasani që duhet ta ushtroj këtë post deri në zgjedhjen e të riut. Vendimi do të bëhet i ditur rreth orës 11 të së mërkurës, kur teksti i aktgjykimit u dërgohet palëve./indeksonline/
shko