Ky fenomen është regjistruar për herë të fundit në mars 1993, dhe ndodh për shkak të orbitës eliptike të orbitës hënore, ndërsa dje ishte rreth 7 herë më e madhe se zakonisht dhe në largësinë prej rreth 356 577 kilometra nga Toka, që është për 30 mijë kilometra më afër se zakonisht, transmetojnë mediet britanike.
Ata që dëshiruan të vërejnë dallimin, këtë nuk mund ta bënin me sy, por me ndihmën e teleskopit. Edhe pse ky fenomen shpesh përmendet në lidhje me kontekstin e tërmetit dhe cunamit që më 11 mars goditën Japoninë, astronomët thonë se ky efekt është shumë i vogël.