e enjte, 31 mars 2011

Punëtorët e PTK-së tentojnë të hynë dhunshëm në Kuvend

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të PTK-së, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, kanë thyer derën e Kuvendit të Kosovës dhe
po tentojnë të hynë brenda oborrit të Kuvendit, ndërsa policia është duke i ndaluar, por protestuesit nuk po zmbrapsen. 


Bashkë me protestuesit gjenden edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë dalë t'i përkrahin, njofton Kosovapress.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së. Gjatë tentimit për të hyrë në oborrin e Kuvendit po brohorasin "hajna-hajna". 
Ata po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbes pa punë pasi të privatizohet PTK./kn
shko