Pas një debati më pak të zjarrtë sa që ishte pritur, para kap çastesh t Kuvendi Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2011. Për buxhetin votuan 66 deputetë, kundër ishin 25, ndërsa 12 deputet abstenuan.
Propozimi buxhetit për vitin 2011 do të jetë test sot për qëndrueshmërinë e Qeverisë. Neni 4, i referohet PTK-së,përbën nyjën e mospajtimeve ndërmjet pozitës e opozitës.
Propozimi buxhetit për vitin 2011 do të jetë test sot për qëndrueshmërinë e Qeverisë. Neni 4, i referohet PTK-së,përbën nyjën e mospajtimeve ndërmjet pozitës e opozitës.
Pas miratimit të projektbuxhetit nga Qeveria e Kosovës, ai ka kaluar edhe leximin e parë në Kuvend javën e kaluar. Buxheti do të jetë për votim në seancën e sotme.
Me këtë projektbuxhet është paraparë edhe rritja pagave nga 30 deri në 50 për qind, për disa kategori.
Buxheti për këtë vit, i paraparë nga Qeveria e Kosovës, do të jetë 1 miliard e 434 milionë euro, apo rreth 19.3 për qind më i lartë se i viti 2010.
Deputetët e opozitës seancën e kaluar kanë kërkuar që të hiqet neni 4 nga Projektbuxheti për vitin 2011 sepse me të parashihet shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.
LDK në opozitë, ka paralajmëruar se nuk do të votojë për miratim të këtij propozimbuxheti.