Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Behgjet Pacollin zëvendëskryeministër të parë Qeverisë së Kosovës.
Në komunikatën e Qeverisë, bëhet e ditur se Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja."Behgjet Pacolli emërohet zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pacolli do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e kryeministrit Thaçi.
Emërimi i tij vjen dy ditë pasi ai hoqi dorë nga kandidimi për president të shtetit. Kandidatura e tij ishte nga partia e tij AKR-ja, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në dhe minoritetet./zhurnal/
