Shumë gazeta të mëdha dhe shumë Radio Televizione e kanë transmetuar këtë lajm i cili nuk duket aspak qesharak, por këtu ka të bëjë me një transferim të mundshëm të Ronaldos në Milan.
Berlusconi e ka ëndërr këtë gjë dhe i ka të gjitha mundësitë ta rikthej në realitet. Ylli Portugez u transferua nga Manchester United në Real Madrid për 96 mln. €. Po kalon një kohë vërtetë të shkëlqyer në Real Madrid, por për Ronaldon paraja nuk e ka vlerën aq të ulët. Disa pyetje të cilat vërtetë janë parashtruar shumë nga fansat dhe nga mediat, nuk i duket aspak e besueshme kjo gjë, por më poshtë mund ti ndiqni disa arsye, pse mund të kaloj në Milan dhe pse mund të qëndrojë në Real Madrid. Ronaldo ndoshta ka arsye për të kaluar tek Rossonerët, ngase Milani ka shpenzuar shumë para kohët e fundit dhe ka sjellë shumë super yje, Robinho, Pato e Cassano me të cilët Ronaldo mund të bashkëpunoj me ta mjaft mirë.Pse është i mundur kalimi i Ronaldos në Milan ?!
Berlusconi ka folur mjaftë haptazi për dëshirën që e ka ai, pra për transferimin e Ronaldos në Milan. Ai vërtetë e dëshiron yllin portugez që ta shoh me fanelën kuq e zi. Nëse shuma është e përshtatshme, Ronaldo dhe Real Madridi mund të pranojnë ofertën, pse jo kur mbretërit kanë disa hapësira të tjera të cilat duhet ti mbulojnë dhe për këtë i duhen para. Duke sulmuar me Di Maria, Benzema, Ozil, Adebayor, Higuain dhe Kaka, Mbretërit e kanë përforcuar shumë repartin ofanziv. Mourinho është ai i cili ka kërkuar ta përforcoj repartin defanziv. Evra dhe Maicon janë synimet e Special One, të cilët kushtojnë mjaft para. Shitja e Ronaldos ndoshta do ti siguronte të dy mbrojtësit për në verë, mirëpo Galliani kishte deklaruar se çdo gjë mbetet të shihet pas 22 majit.
Pse Ronaldo mund të qëndrojë në Real Madrid ?!
Cristiano Ronaldo po kalon në një formë të shkëlqyer në Real Madrid. Ai ka shënuar 41 gola për 47 ndeshje që ka zhvilluar me Mbretërit dhe ai kishte deklaruar se dëshiron të futet në histori dhe për të bërë këtë gjë, i duhet edhe më shumë kohë në Real Madrid. Mourinho kishte deklaruar se Ronaldo është motorri i Real Madridit, dhe kjo gjë u pa mjaftë mirë në ndeshjen e fundit në La Liga, ku Reali u mposht nga Sporting Gijoni si vendas, ku Portugezi mungoi në atë ndeshje. Fiorentino Perez e don me të vërtetë shumë Ronaldon dhe duket pak e mundur se do ta pranonte ofertën e Milanit, qoftë edhe nëse ata dërgojnë një qek të bardhë. Duhet theksuar se Ronaldo ndjehet shumë i lumtur në Madrid dhe ka mardhënie të mira me të gjithë lojtarët që janë aty./realmadrid.al/
