Mourinho – “Do të jetë një sfidë e madhe, ndërsa Tottenham ka jo vetëm një trajner shumë të aftë, por edhe lojtarë të shkëlqyer. Kanë ardhur deri këtu pasi kanë mposhtur kampionët në fuqi dhe Milanin, skuadra e dytë më e sukseshsme në historinë e futbollit europian pas Realit.
Ne kemi disa dëmtime, por nuk mund të bësh asgjë për t’i zgjidhur dhe duke u ankuar nuk do të bënim asnjë të mirë. Kam garancinë që futbollistët do të japin më të mirën e tyre, pasi në të gjitha skuadrat ku kam drejtuar, ata gjithmonë kanë dhënë më të mirën.
Jam shprehur i lumtur për shortin, pasi nuk doja që të luanim përballë Chelsea apo Interit, por kjo nuk do të thotë që Tottenhami është një skuadër e dobët. Kam të qartë që duhët të djersijmë shumë për t’u kualifikuar ndaj tyre”.
Redknapp – “Nuk ndiej asnjë presion, pasi askush nuk priste në fillimin e sezonit që të shkonim deri në këtë pikë. Në këtë skuadër, lojtarët ëndërrojnë titullin dhe unë nuk mund të bëj asgjë për t’i ndaluar që të ëndërrojnë.
Mendoj se nuk ka asgjë të keqe në këtë, pasi kjo do të na motivojë që të besojmë më shumë tek kualifikimi. Fitorja ndaj Milanit na ka dhënë shumë besim, pasi kemi të qartë që Reali është një ekip i të njëjtit rang. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, por kemi një shans dhe besojmë tek ai.
Shitja e Bale? Kush do të më besonte që po përpiqem të ndërtoj një skuadër të madhe e të suksesshme, nëse do të shisja lojtarë si Bale apo Modric?”.
Leonardo – “Në ditët e sotme, të gjithë e dinë si luan çdo skuadër dhe Schalke ka mbërritur deri në çerekfinale pasi ka mposhtur ekipe të rëndësishme.
Entuziasmi i tyre është ai që paraqet kërcënimin më të madh, por në radhët e Schalkes janë edhe disa lojtarë me shumë përvojë, midis të cilëve edhe Rauli, historia e të cilit flet vetë.
La Realin pas shumë vitesh dhe u shndërrua menjëherë në simbol të një ekipi tjetër. Është e qartë se asnjë skuadër nuk mbërrin deri në këtë pikë të kompeticionit rastësisht, prandaj duhet të luajmë mirë për t’u kualifikuar”.
Ragnick – “E kuptoj që Interi është nën presion tani, pasi ishte e rëndë për ta që të humbnin në derbin e Milanos. Nga ana tjetër, ne jemi tërësisht pa presion, pasi nuk kemi asgjë për të humbur.
Luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe askush nuk do të na thotë asgjë nëse eliminohemi. Megjithatë, po e presim me padurim këtë ndeshje dhe jam i sigurt që do të japim më të mirën.
Shpresoj që më e mira jonë të mjaftojnë për të vënë në presion Interin dhe për të shkaktuar një surprizë, por është e qartë që do të kemi nevojë edhe për pak fat. Do të ishte prej mendjemëdhenjsh të prisnim një fitore 3-0, por nuk pres as një humbje të tillë.
Kam shumë besim që do të jemi në gjendje të marrim një rezultat të mirë, i cili do të lërë të hapur çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit”.