e martë, 12 prill 2011

Champions League – Manchesteri dhe Barcelona shkojnë në gjysmëfinale

Stadiumi Old Trafford sonte ka jehuar nga këngët dhe festa që kanë sjellë futbollistët e Manchester Unitedit duke mposhtur 2:1 rivalin e tyre në kampionatin anglez Chelsean nga Londra. 

Djajtë e kuq kanë fituar me rezultat të përgjithshëm 3:1 (2:1 dhe 1:0). Një gol i mrekullueshëm ka ardhur nga Hernandez në minutën 43, i cili kishte pranuar për mrekulli pasimin e Gigsit ndërsa ishte i pashmangshëm goli në portën kundërshtare. 

Me këtë avantazh ManUnitedi ka shkuar në zhveshtore, ndërsa në pjesën e dytë barazon rezultatin dhe ngjall shpresat e Chelseas, sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba i cili shënon gol në minutën 77. Megjithatë gëzimi i Drogbas dhe shpresat e bluve nuk kanë zgjatur më shumë se një minutë kur Park ka dërguar në avantazhin e dytë ManUnitedin duke e ngjitur rezultatin 2:1. 

Duhet të theksohet se Chelsea në këtë ndeshje nga minuta e 70-të ka mbetur me një futbollist më pak pasi Ramiers pas kartonit të dytë të verdhë fiton kartonin e kuq.   

Manchester Unitedi do të mësojë nesër kundërshtarin pas zhvillimit të ndeshjes Schalke – Inter që do të luhet në Gjermani.   

Në ndeshjen tjetër që është luajtur në Ukrainë ndërmjet Shakhtar Donteskit dhe Barcelonës, fitues ka dalë skuadra e Pep Guardiolës me rezultat 1:0. Golin e vetëm e ka shënuar Lionel Messi në minutën 43. 

Me rezultat të përgjithshëm 6:1 Barcelona është gjysmëfinalisti i dytë e cila e pret fituesin e takimit Real Madrid – Tottenham. Shanse më të mëdha ka të takohet me rivalin e ligës spanjolle Realin pasi në ndeshjen e parë spanjollët fituan 4:0 ndaj anglezëve./zhurnal  
shko