e hënë, 4 prill 2011

Limaj preferon Demaçin president, fajëson Thaçin për gjendjen

Fatmir Limaj, nënkryetar i PDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë  se gjendja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në pikën zero,
duke shtuar se e drejta kushtetuese ka fituar me rastin e largimit të Pacollit nga Presidenca. 


Limaj në Klan Kosova ka thënë se koalicioni ndërmjet PDK-së dhe AKR-së  mbrapsht është nisur dhe mbrapsht po përfundon. Por sipas tij, me zhvillimet e fundit ka humbur vetëm PDK-ja, madje jo pak. Limaj për këtë thotë se fajin e ka Hashim Thaçi, por ka hezituar që t’i kërkoi atij dorëheqjen. Njëkohësisht ai ka fajësuar edhe opozitën.


Fatmir Limaj tha se koalicioni PDK – AKR mund të vazhdojë, por pa i dhënë Presidencën AKR-së. Ai është deklaruar se personalisht preferon për president Adem Demaçin. Sipas tij Demaçi  është një personalitet që e unifikon popullin.

Ai ka thënë në Klan Kosova se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës, dhe jo këtë të bëjë një individ i vetëm. Ndërkohë, ai ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë Jakup Krasniqin president, sepse sipas tij, me 7 % të votave Behgjet Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e ministrit të Jashtëm.
Limaj gjithashtu ka pohuar se askujt nuk i konvenon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme./k.n/
shko