Për këtë shpesh herë është gjobitur me shuma të majme, por ai nuk ka të ndalur. Së fundi ai është takuar me autorin e filmit vizatimor që përshkruan zgjedhjen që ka gjetur për të trajneri, Roberto Mancini.
“Mario, Mario, Mario... kartoni i verdhë dhe i kuq po të del nga veshi, tani edhe gjuan bashkëlojtarët me pikado”, i thotë Mancini. “Nuk kam qenë unë”, ia kthen Balotelli.
“Ke sjellje shumë të keqe dhe duhet të ndryshosh”, i thotë trajneri. “Nuk je ti shefi im”, ia kthen ai.
“Unë jam. Dhe nëse e shikon jetën tënde, do të shohësh se jam unë”, tha Mancini.
“Unë jam shefi i vetvetes se jam lojtari më i mirë në botë. Jam më i mirë se Messi, Ronaldo, Torres. Jam i pabesueshëm”, ia kthen Balotelli.
“Si e para nuk je aq i mirë dhe si e dyta, duhet të bësh atë që të them unë”, tha tekniku.
“Mirë e si do të më dëtyrosh”, pyet sulmuesi.
“Nëse nuk bëhesh më serioz, do të detyrohesh të veshës këtë (fanella e ushtrimeve”, i tha trajneri. Pas kësaj, Balotelli me ulërima ikë nga teshatoret, kurse Mancini jep përfundimin. “Po këtë e mendova”./Qendra/