e hënë, 4 prill 2011

Largohet nga klubi për puthjen e kryqit tatuazh (video)

Futbollisti rumun, Mirel Radoiu i cili luan për skuadrën e Riadit, Al Hilal e pret përjashtimi nga shteti i Arabisë Saudite,
dhe kjo vetëm për shkak të mënyrës së festimit të golit. 


Radoi pas shënimit të golit e ka puthur kryqin që e ka tatuazh në dorë dhe kjo ka shkaktuar kritika të papara. Udhëheqësi fetar i Arabisë Saudite, Navaf ben Faisal për shkak të kësaj sjellje ka kërkuar nga Federata e futbollit e këtij vendi që menjëherë ta përjashtojë atë nga klubi dhe vendi, sepse me këtë akt ai ka lënduar myslimanët. 


Sjellja e tij është konsideruar provokim i rëndë.Sipas arabëve ai nuk e ka pasur kryqin tatuazh por atë e ka bërë, në momentin kur e ka dashur publiku, duke u munduar të kryej mision fetar./Q.i/

shko