se në det janë hedhur 11.500 tonë ujë radioaktivë që ishte grumbulluar në reparte e dëmtuara.
Zëdhënsësi i Tepco ka theksuar se “përafërsisht 10.000 tonë ujë nga kontejneri dhe 1500 tonë sa gjenden në reaktorët 5 i 6 do të derdhen në Oqeanin Paqësor. U theksua se fjala është për ujë të dobët radioaktiv. “Nuk kemi zgjidhje tjetër pos kësaj për shkaqe sigurie”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Yukio Edano duke shtuar se ky ujë nuk është i dëmshëm për shëndetin.
Këshilltari i kryeministrit Naoto Kan ka thënë se prioritet i qeverisë është ndalimi rrezatimit i cili frikëson japonezët, pengon punimet dhe largon turistët. “Nuk e kemi përfunduar krizën, por situata po stabilizohet”, ka thënë Goshi Hosono./k.n/