e martë, 26 prill 2011

Njerëzit ende nuk kanë pasur seks në gjithësi

Njerëzit tashmë 50 vjet fluturojnë në gjithësi, por për këto pesë dekada kozmonautët asnjëherë nuk janë lëshuar në marrëdhëniet seksuale, pohojnë kozmonautët rusë dhe amerikanë, transmeton AFP.
Me vite të tëra përhapen zërat se gjoja astronautët kanë marrë pjesë në “eksperimente” të fshehta amerikane apo ruse, por Valerij Bogomollov, zëvendës drejtor i Institutit Biomedicinal në Moskë, shprehet i bindur se pohimet e tilla janë vetëm fryt i fantazisë.

“S’ka as dëshmi zyrtare, as jozyrtare se ka pasur raste të marrëdhënieve seksuale apo eksperimenteve seksuale në gjithësi. Së paku, kjo nuk ishte rast në historinë e hulumtimeve kozmike ruse dhe sovjetike”, deklaroi Bogomollov, për agjencinë Interfaks, ndërsa transmetoi AFP.


NASA në fakt nuk ndalon seks në orbitë, ndërsa kodeksi i sjelljes së astronautëve amerikanë u bën thirrje atyre për “raport të besimit” dhe mbajtje të “standardeve profesionale” në të gjitha situatat.


Liroj Çiao, veteran që ka marrë pjesë në katër misione kozmike gjatë periudhës prej vitit 1994 deri në vitin 2005, pohon se NASA, nuk ka rregulla speciale në këtë temë.
“Për këtë nuk flitnim derisa unë isha lartë. Thjeshtë nënkuptohej se kjo nuk guxon të bëhet. Askush nuk ka përmendur diçka të tillë. E dini djemtë janë djem. Nëse dikush prej tyre do të kishte seks në orbitë, nuk do të mund e të mos lëvdohej për këtë. Deri tani do të dinim se ka ndodhur një gjë e tillë”, shprehet Çiao, i cili në gjithësi ka kaluar 229 ditë.
shko