e shtunë, 28 maj 2011

Qyteza me mur të lartë 16 metra që shpëtoi nga cunami

Fuda është një qytet i vogël me mbi 3 000 banorë në bregdetin verilindor të Japonisë. Më 11 mars, pas tërmetit katastrofal dhe cunamit të shkaktuar nga ai, kjo qytezë doli pothuajse pa dëme.
Mrekullisht, atje nuk ka pasur asnjë vdekje ose dëmtim. E tërë kjo falë kryesisht murit të ndërtuar nga ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Vamura Kotaku, i cili në vitet ‘70 të shekullit të kaluar ndërtoi një mur gjigant për ta mbrojtur qytezën.

Në fillim, të gjithë talleshin me këtë mur, duke e cilësuar si një “pengesë 16 metra e lartë” dhe atëherë, politikani që e ndërtoi atë, u dënua nga opinioni.

Por, tash, politikani i vdekur dhe dikur i kritikuar, konsiderohet hero në vendin e tij.

Në këtë mur sot vendosen tufa me lule, në nderim të atij që e ndërtoi, pasi shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, ish-kryebashkiakut Vamura Kotaku, transmeton agjencia Noa.

Kryetari i tanishëm i bashkisë, Hiroshi Fukavatari është i kënaqur me punën e bërë nga paraardhësi i tij pasi, sipas tij, ai provoi efektivitetin e nismave qytetare.
shko