e shtunë, 28 maj 2011

Vendi ku nuk lejohet divorci

I vetmi vend evropian në të cilin divorci është i paligjshëm është Malta. Por, duket se kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt, sepse më 28 maj një referendum do të vendosë që divorci të lejohet për çiftet që janë të ndarë prej 4 vjetësh.
Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë vendi i vetëm në botë që nuk lejon divorcin do të jenë Filipinet.

Në Maltë, çiftet që kërkonin të ndaheshin transferoheshin në shtete të tjera, duke krijuar kështu “turizmin e divorcit”.

Ish-kolonia britanike është një nga vendet ku aborti është i paligjshëm dhe ku katolicizmi është fe shtetërore.
shko