e hënë, 6 shtator 2010

Arrestohet për shkak të zërit të Hitlerit në celular

Policia ka arrestuar një gjerman (54), pasi që celulari i tij kishte si melodi një pjesë të fjalimit të Adolf Hitlerit, si dhe foton e diktatorit fashist, njoftuan mediet britanike. Ai është arrestuar në stacionin Harburg, në afërsi të Hamburgut, në veri të Gjermanisë, pasi që udhëtarët në trenin në të cilin gjendeshin të shokuar me zërin e Hitlerit, alarmuan policinë. “Ishte fjalimi origjinal i Adolf Hitlerit, i cili përfundon me frazën ‘zig hajl’”, deklaroi zëdhënësi i policisë Ridiger Karstens. Policia ka dorëzuar rastin në prokurori. Sipas ligjit gjerman, dënimi maksimal për këtë vepër është tre vjet burg apo dënim me të holla. Shfaqja në publik e simboleve naziste është ndaluar në Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore.
shko