e hënë, 6 shtator 2010

Padit nënën për shqetësimin në Facebook

Një 16-vjeçar nga shteti amerikan Arkansas ka paditur nënën e saj, pasi që “ka hyrë” në llogarinë e saj në Facebook dhe i ka prishur reputacionin, raporton AP. Lane New (16) paraqiti padinë kundër nënës së saj Denise në gjykatën lokale për shkak të shqetësimit. Për këtë hap vendosi pasi që zbuloi se nëna kishte “hyrë” në llogarinë e saj, kishte ndryshuar fjalëkalimin dhe kishte paraqitur detaje nga jeta e saj. Denise New tha se kishte qenë e brengosur për shkak të djalit dhe ishte e detyruar për këtë pasi që kishte lexuar detaje shqetësuese nga jeta e tij. Lane që pesë vjet jeton me gjyshen dhe tek ajo është që nga divorci i prindërve. Denise shpjegoi se është shpërngulur, pasi që nuk ishte në gjendje të kujdeset për të për shkak të problemeve psikike që kishte pas divorcit.
shko