Këtë vit festivali i cili k nisur më 12 gusht dhe do mbyllet më 18 shtator në mesin e 23 mysafirëve të festivalit bëjnë pjesë drejtor të festivaleve, muzikantë të njohur dhe të rëndësishëm nga shteteve të ndryshme si: Patric de Clerk (Ars Musica), Jacques Ménétrey (Archipel), Ulli Fussenegger (Klangforum Wien), Joel Bons (Nieuw Ensemble), Andrew Burke ( London Sinfonietta), Heike Hoffmann (Salzburg Biennale). Mes tyre Kosova do përfaqësohet nga Donika Rudi.
I themeluar më 1988, Festivali i Lucernit është një ndër ngjarjet më të mëdha europiane të muzikës moderne. Në skenën e festivalit kanë shkelur emra të rëndësishëm të muzikës si: Claudio Abbado, Simon Rattle, Gustavo Dudamel, Heinz Holliger si dhe orkestrat e njohura si Filarmonia e Berlinit, ajo e Vjenës etj.
Donika Rudi gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Asociacionit Evropian të Festivaleve EFA në Bruksel e organizuar në kuadër të festivalit Ars Musica, me drejtorin e këtij festivali pati shqyrtuar bashkëpunimit e festivalit të atjeshëm me Remusica-n dhe mundësinë e prezantimit eventual të krijimtarisë kosovare atje.
Pjesëmarrjen në këtë festival Rudi e sheh si të rëndësishme, kjo për faktin se krijohet mundësia e shkëmbimit të përvojave në organizimin e festivaleve të muzikës moderne si dhe krijimit të kontakteve me muzikant të tjerë të ftuar në festivalin e Lucern-it po ashtu nga Pro Helvetia. Tutje Rudi ka shtuar se “do të shikojë mundësinë e bashkëpunimit të këtyre artistëve me festivalin Re Musica”.
“Në këtë festival është hera e parë që shkoj dhe t’ju them të drejtën për mua është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh që aty marrin pjesë emra të njohur botëror”, ka përfunduar Rudi.
