Si duhet të jetë vajza ideale për një djalë? Në parim gruaja e ardhshme apo e ëndrrave duhet të jetë seksi, e bukur, e dashur, e aftë për të ditur sesi të sillet me shoqërinë edhe miqtë e tij. Por femrat, që duhet ti kenë në të njëjtën kohë të gjitha këto karakteristika, janë shumë pak, por edhe burrat e përsosur janë të paktë. Meshkujt nuk i duan zonjushat që kërkojnë ende përkujdesje dhe mirësjellje, që transformohen në një mama që jep urdhra që në momentin që fillojnë të jetojnë bashkë. E mbi të gjitha nuk durojnë dot gratë në karrierë, më mirë shtëpiaket. Pra, shpesh nuk e kuptojmë ose ndoshta nuk jemi të bindura nëse kemi të drejtë apo nuk shohim defektet tona, por edhe meshkujt kanë problemet e tyre në lidhje me “seksin e dobët”. E për këtë gjë kemi gjetur një ide apo të themi një biznes me vajza virtuale. Në Japoni ekziston një qytet mbi det ku është e mundur që të prenotosh pushimet në çift, ku ai është i gjallë, me mish e kocka, kurse ajo ekziston vetëm në videogame.
Kjo është çmenduri dhe dëshpëruese, por nuk është e vetmja. Nëse nuk e keni gjetur shpirtin binjak dhe ju ka ardhur në majë të hundës nga gjykimet e familjarëve të tu ekziston një mënyrë për të shmangur pyetje të sikletshme, vajza imagjinare. Është një person i vërtetë, dhe jo një ëndërr dhe jepet me qira. Kushton 45 dollarë në muaj dhe duhet ti bashkohesh listës së kandidatëve në sajtin yourimaginarygirlfriend.com ose imaginarygirlfriends.com.