"Statusi ende është çështje qendrore për ne, kurse çështjet kyçe për vendet, që e kanë njohur deklaratën e njëanshme të pavarësisë, ndoshta janë të ashtuquajturat çështjet teknike", ka thënë Bogdanoviq për të përditshmen 'Veçernje Novosti'.
Ai insistoi se Serbia është e përcaktuar që dialogu i mbështetur nga BE-ja të mbahet "që të zgjidhet çështja e Kosovës, sepse kjo është e pashmangshme dhe e nevojshme".
"Edhe nëse formalisht e shmangim këtë çështje, ne do t’a gjejmë atë nën sipërfaqen e të gjitha çështjeve tjera. Ajo qëndron pas gjithçkaje", ka thënë Bogdanoviq.
Ministri serb ka shtuar se bisedimet "nuk do të jenë të lehta dhe as do të jenë proces afatshkurtër".