Bota e shoubiznesit është përplot sekrete dhe ngjarje që zhvillohen në fshehtësi. Të tilla janë edhe romancat e yjeve të botës së argëtimit, edhe pse rrallë mund të ndodh që ata të mos vërehen nga paparacët që i ndjekin hap pas hapi.
Mirëpo, gjithsesi ia vlen të provohet. Së fundmi është shtuar tendenca e yjeve që të lëshohen në afera të shkurta dashurie, pa rënë në sy të medieve. Ne ju zbulojmë disa nga dashnorët sekretë të kohëve të fundit.
Charlize dhe Keanu
Edhe përkundër insistimeve se janë vetëm shokë, ata disa herë janë parë duke u puthur së bashku gjatë darkave romantike dhe gjithashtu së bashku kanë hyrë në hotele të ndryshme, ku kanë qëndruar me orë të
tëra.
Kate dhe Jeff
Pronari i hotelit “Miami Beach's Fountainbleu”, Jeff Soffer, ka arritur të pushtoj bukuroshen e Hollivudit Kate Hudson. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, ata shpesh janë parë duke hyrë në dhoma të hoteleve të ndryshme së bashku.
Cristiano dhe Kim
Në prill të këtij viti, zeshkania seksi dhe futbollisti portugez, kanë ngjitur buzët gjatë një dreke romantike në Madrid. “Pasi të dy ata udhëtojnë shumë, e kanë të lehtë të mbajnë kontakte intime së bashku”, ka deklaruar një mik i tyre.
Jessica dhe Jeremy
Aktorja dhe këngëtarja amerikane, më 2 maj është parë duke hyrë në hotelin “Regis” të Uashingtonit së bashku me aktorin Jeremy Renner në ora 02:15 pas mesnate dhe janë larguar nga aty në mëngjes.
