e hënë, 11 tetor 2010

Genta: Meshkuj cka po prisni jam singel

E “sulmuar”, por më e fuqishme dhe energjike se kurrë! 


Kjo mund të jetë panora ma e jetës së kohëve të fundit të këngëtares seksi, e cila pas ndarjes nga i fejuari, Miloti, mori pjesë në show-n “Dancing with the stars Albania”, prej nga doli e zhgënjyer, u përfol se i kushtoi këngë një kolegeje rivale (gjë që ajo e ka mohuar përherë!), ndërsa së fundmi, përveç se “gjurmohet” se me kë shoqërohet në jetën e saj personale, thuhet se kënga e saj “Shkune tune”, është censuruar për shkak të sekuencave tejet erotike.



Genta Ismajli thekson në intervistën e mëposhtme dhënë “KJ”, që gjithçka që bën, nuk është as e ekzagjeruar, as e kopjuar (nga Beyonce, Rihanna, Ciara etj), por buron nga shpirti dhe energjia e saj e pafundme. “Performanca ime, kënga dhe vallëzimi, burojnë nga shpirti im. Ndërkaq, sa për fjalët për imitime, veshjet e modës janë të njëjta në të gjithë botën”, pohon hitbërësja e “Si panter i zi”. E pyetur se ku e gjen gjithë këtë forcë e pozitivistet, Genta përgjigjet: Jam gjithnjë me shumë pozitivitet, madje nganjëherë kam më shumë sesa duhet, (Qesh)”. Sa i përket jetës private, Genta është thjesht single, edhe pse kjo tingëllon disi e pabesueshme për një femër si ajo!
shko