e premte, 15 tetor 2010

Interpoli serb nënvlerësoi rrezikun nuk na lajmëruan

Italia: Interpoli serb nënvlerësoi rrezikun nuk na lajmëruan
ROME - “Shërbimet informative të Beogradit nënvlerësuan rrezikun e ultrasve serbë” . Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni. 

“Mesazhi që morëm nga nga Interpoli në Beograd fliste për 100 tifozë që ishin nisur drejt Genovas të ndarë në 2 grupe por nuk kishte asnjë lloj informacioni shtesë. Nëse do të na kishin informuar se do të vinin banda kriminale që do tentonin të na digjnin stadiumet do kishim vepruar ndryshe.” theksoi ministri italian gjatë një konference për shtyp. 


Ndërkohë kapo i huliganëve serbë, i cili i kërkoi falje Italisë dhe italianëve, shpjegoi përmes avokatit të tij se gjithcka ndodhi në stadiumin Ferraris përpara ndeshjes Itali- Serbi, ishte një notë proteste për Federatën Serbe të Futbollit. 

Ndërkaq policia serbe ka arrestuar 19 ultras të tjerë pjesëmarrës në incidentet në Genova. Mediat serbe bëjnë të ditur se me të mëbrritur në kufi tifozët serbë u kontrolluan rreptësisht për 5 orë nga forcat e policisë. 
shko