e diel, 17 tetor 2010

"Rruga drejt BE-së shpresoj që nuk do të ndërptitet" - tha Kai Muller Berner

ICO: Vendimi i LDK-së – proces normal




Prishtinë - Zyra Civile Ndërkombëtare e quajti vendimin e LDK-së për të dalë nga koalicioni një proces normal. “Ky është një proces i partive politike, që mund të ngjajë në vendet normale demokratike. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të procedojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të popullit të Kosovës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i ICO-s, Kai Muller Berner. ICO i ka bërë thirrje institucioneve që të mos e ndërpresin punën që e kanë përpara.



 “Kosova ka punë të rëndësishme për të bërë, bazuar në konsensusin e gjerë, do të vazhdojë funksionalitetin e saj si shtet dhe do të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së. Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndërpritet”, tha Kai Muller Berner.
shko