Ja çfarë rrëfen stilisti që bëri të dashuroheshin me veshjet e tij dy gratë më të pushtetshme të Amerikës, Zonjën e Parë dhe Anna Wintour. Ja projektet dhe ëndrrat që ka në sirtar. Për më tepër edhe një këshillë të vlefshme për të gjitha gratë
Michelle dhe Anna. Obama e Wintour, sigurisht. Me mbështetjen e dy femrave të tilla kaq të fuqishme nuk mund të mos ishte i suksesshëm. Kështu nis historia e Thakoon Panichgul, stilisti i lindur në Tajlandë, por i rritur në Nju Jork. Një tjetër yll i rritur në Amerikë, i marrë nga shkolla drejt e në paradat presidenciale, nga sagat e fundvitit te këshillimet milionere nga drejtoresha mitike e “Vogue America”. Thakoon është krenar që vesh Michelle Obama-n dhe në celularin e tij ruan fotot e saj me veshjet e thjeshta dhe elegante, me copa me trëndafila dhe lule shumëngjyrëshe. “E di që zonja i adhuron lulet abstrakte, stampat dhe ngjyrat”, shpjegon Thakoon, që në ndryshim nga e zakonshmja nuk ishte ai stilisti i fustanit kuqezi që veshi Michelle-n ditën e zgjedhjeve. Ai fustan mbante firmën e Narciso Rodriguez dhe duket se nuk është vlerësuar edhe aq nga publiku femëror që ka votuar për Obama-n. Në panoramën amerikane, Thakoon është një stilist anormal.
Ndërkohë që kolegët e tij janë shumë të kujdesshëm ndaj show-busines-it dhe nuk e humbasin mundësinë për t’u shfaqur në publik, ai është mjaft i heshtur dhe qëndron i vetmuar. Shtatshkurtër dhe shumë i buzëqeshur, ai ka pamjen e një studenti. Pasionin për modën e ka pasur në gjak që kur ishte i vogël. Mamaja dhe gjyshja e tij kanë qenë rrobaqepëse profesioniste dhe ai luante gjithmonë mes rrobave dhe fustaneve. "Duke i parë ndërsa punonin, i mësova të gjitha hilet e zanatit", tregon stilisti. Madje jo vetëm kaq. Duke qëndruar përkrah tyre mësoi të qepte aq mirë, saqë sot është në gjendje të bëjë një veshje nga fillimi deri në fund. Për t’u specializuar ka ndjekur studimet në shkollën “Parsons”, një nga më të famshmet e Nju Jorkut. Debutimi i tij i parë në botën e modës ishte në vitin 2004, me një koleksion veshjesh që u pëlqye shumë nga butikët amerikanë me famë. Thakoon adhuron Italinë, korrektësinë e njerëzve, qytetet dhe gatimin. I pëlqejnë shumë kotëletat dhe "spaghetti all‘arrabbiata". Përpos këtyre, stilisti po mëson edhe gjuhën italiane. Gjatë edicionit të fundit të javës së modës franceze, Panichgul dha një ndër të paktat intervista në një apartament të vjetër në Paris, ku kishte vendosur të qëndronte për ato ditë. I veshur me këmishë të bardhë, me duart e vogla dhe një fytyrë prej fëmije, stilisti tregon për koleksionin e ri dhe projektet për të ardhmen.

Kjo pyetje është e detyrueshme. Çfarë do të thotë të mbështeteni te dy gra si Michelle Obama dhe Anna Wintour?
Mendoj se nuk ka nevojë për përgjigje kjo pyetje. Ka qenë vërtet magjike. E papritur, emocionuese. Anna ka shërbyer si një pikë kthese në jetën time profesionale, ndërsa Michelle mund ta quaj si fati i jetës sime, e cila, përveçse një grua elegante është një njeri shumë i mirë. Pa to nuk do isha këtu ku jam tani. Nëna ime, edhe sot nuk i beson asaj që ka ndodhur. Shpesh më merr në telefon dhe më thotë: “Je i sigurt? Nuk ke frikë? Do të jetë zgjedhja e duhur?” Ndonjëherë është më e frikësuar dhe më në ankth se unë.
Duke parë koleksionin tuaj të fundit, mund të themi se ka pasur një ndryshim kursi? Edhe ju mendoni se ka një rikthim tek e thjeshta?
Unë nuk do të flisja vetëm për thjeshtësi. Por për kënaqësi prakticiteti. Sigurisht nuk mund të flas shumë për Michelle Obama, por mendoj se një grua sot ka nevojë për pak finesë dhe shumë lehtësi lëvizjeje. Për sofistikim pa shumë ngarkim dhe ekzagjerim. Jam munduar t’i zbukuroj veshjet e mia deri në masën e duhur, jam përpjekur të gërshetoj në to prakticitetin dhe sportivitetin e gruas amerikane.
A keni ndonjë këshillë që do donit t’i jepnit Michelle Obama-s për gardërobën e re për vitin që vjen?
Michelle nuk ka nevojë për këshilla. Është një grua e sigurt në vetvete dhe ka një staf të mrekullueshëm që e shoqëron. Ajo që mund të bëj, është t’i jap një këshillë grave që e pëlqejnë dhe e vlerësojnë. Dua t’u them: Mos u vishni kurrë për të tjerët, por për vete. Mundohuni t’i kushtoni vetes rëndësinë që i kushtoni zgjedhjes së një fustani të bukur. Një grua elegante dhe e veshur bukur i pëlqen të gjithëve, pavarësisht moshës.
Përveç veshjeve, ju tashmë jeni bërë edhe një stilist bizhuterish? Si po ju duket kjo përvojë e re?
Më interesante dhe më pak e lodhshme se sa e mendoja. Kam punuar me Tasaki, një grup japonez që merret me përpunimin e perlave. Duhet të dimë se këto lloj bizhuterish zakonisht i rezervohen ceremonive të veçanta si dasmat dhe funeralet. Sigurisht, u munduam të bashkojmë forcat dhe të nxjerrim në dritë bizhuteri të punuara në mënyrë artizanale dhe sigurisht të bukura. Rezultati po më pëlqen shumë. Ndoshta për këtë arsye jemi duke tërhequr shumë blerës ndërkombëtarë të punimeve tona.
Pas kësaj nisjeje të mrekullueshme, cilat janë ëndrrat tuaja për të ardhmen? Si e shihni zhvillimin e karrierës?
Do më pëlqente të vazhdoja të rritesha hap pas hapi. Pa hequr dorë nga estetika funksionale, reale dhe e sofistikuar që e kam shumë për zemër. Jam i pasionuar pas stilistëve të famshëm dhe kreativë si Rei Kawakubo i “Comme des Garçons”, megjithatë e ndiej vetën më afër modës gjithmonë besnike dhe të bukur të Dries Van Noten. Do të doja të vazhdoja të ndiqja rrugën time pa u shkëputur nga ajo që dua. Pjesa tjetër nuk mund të parashikohet. Sigurisht që ëndrrat duhen ndjekur. Historia ime është shembulli më i mirë për këtë.