e shtunë, 6 nëntor 2010

Divorcohet Aida Shtino e “Njerëz të humbur”

Aida Shtino, prezantuesja e mirënjohur e programit televiziv “Njerëz të humbur”, “humbi” dje bashkëshortin e saj. 
Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Shtinos për zgjidhje martese nga ish-bashkëshorti Albano Ahmeti. 
Verdikti gjyqësor u shpall paraditen e djeshme nga gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani), e cila shqyrtoi divorcin e Shtinos. 
Në vendimin e saj, gjykata përcakton se djali 15-vjeçar, i lindur nga martesa mes Shtinos dhe Ahmetit do të rritet dhe edukohet nga moderatorja Shtino.
Ndërkohë që babai i tij detyrohet t’i paguajë një tarifë monetare mujore, detyrim i cili sipas gjykatës fillon që me regjistimin e padisë në gjykatë, në 23 nëntor të vitit 2009. 
Po  në vendim përcaktohej se babë e bir mund të takoheshin fudjavave, si edhe në dy javët e para të muajit gusht. Lajmi për divorcin e Shtinos u publikua nëntorin e vitit të kaluar. 
shko