e shtunë, 6 nëntor 2010

Jonida Maliqi prezantuese e festivalit të RTSH-së

Fakti që tashmë këngëtarët provojnë prezantimin, është kthyer në një traditë për Festivalin e Këngës në Radio-Televizionin Publik Shqiptar. 

Pas Alban Skënderaj dhe Miriam Canit, çiftit të njohur të dy si këngëtarë, kësaj here prezantimi i është besuar këngëtares Jonida Maliqi. 

Edhe pse burimet zyrtare të Radio -Televizionit Publik Shqiptar nuk janë shprehur ende të hapura të japin emrat e prezantuesve, burimet kanë zbuluar se prezantuese e këtij edicion do të jetë pikërisht Jonida Maliqi. 

Ajo nuk do të ketë një partner të vetëm, siç është praktikuar zakonisht në traditën e këtij festivali, por dy. 
Ende nuk bëhet të ditur emrat e dy djemve, që do të jenë prezantues bashkë me këngëtaren 28-vjeçare. 

Detaje të tjera pritet të zbulohen në një konferencë për shtyp të bordit drejtues të Festivalit të 49-të të Këngës në RTSH. Nuk dihet se si do shfaqet Jonida në këtë eksperiencë të re, të provuar më parë nga këngëtarët Pirro Çako, Elsa Lila, Soni Malaj, etj.
shko