Një ditë para mbajtjes e se Kuvendit VII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende nuk dihet saktë se kush do të jetë kandidat për të parin e kësaj partie.
Mediat e shkruara në Prishtinë thonë se anëtari i kësaj partie Isa Mustafa, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Prishtinës është, kandidaturë koncensuale e kryesisë së LDK-së, duke thënë po ashtu se kryetari aktual Fatmir Sejdiu nuk do të garojë për kryetar të partisë.
Por, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj i ka hedhur poshtë deklarata e tilla, duke pohuar se ato nuk janë të vërteta.
Manaj i tha Radios Evropa e Lirë se kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës që të konkurrojë për deputet të Kuvendit, e jo për të parin e LDK-së.
“Nuk ka informatë që ka hequr dorë, së paku deri sot jo, nuk e di çka do të ndodhë, por nuk e besoj që do të heqë dorë”
“Kryetari Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës, nuk do të konkurrojë për deputet në Parlamentin e Kosovës. Kjo është thënë dhe kështu e ka thënë vet kryetari në takim me kryetarët e degëve” tha Manaj.