Provokuese, si gjithnjë, ajo edhe në Zagreb përkujtoi publikun për gjitha ato që janë shkruar për të – kapej për pjesët intime të trupit, spërkatej me lloj-lloj lëngjesh, provokonte me sharje, por në një moment, derisa i drejtohej publikut, Gagas i rjedhën edhe lotët.
Pos disa dallimeve në krahasim me koncertet e këngëtarëve tjerë të mëdhenj në kryeqytetin e Kroacisë, që i kanë vërejtur gazetarët e Veçernji listit, thuhet se ajo ka filluar performimin pikërisht në kohën e paraparë. Ajo e filloi paraqitjen me këngën “Dance in the Dark”, të cilën e pasuan edhe 17 hite që i këndonte mbarë publiku me të.
Në sallën e mbushur përplot me 20 mijë fansa të saj, pati edhe mjaft të huaj, më së shumti italianë dhe sllovenë./koha
Në sallën e mbushur përplot me 20 mijë fansa të saj, pati edhe mjaft të huaj, më së shumti italianë dhe sllovenë./koha