India dhe SHBA-ja janë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama duke folur nga hoteli i Bombeit të sulmuar nga terroristët.
Obama ka deklaruar se ka zgjedhur për qendrimin e tij Taj Mahal Hotel për t’u dërguar një mesazh të qartë terroristëve, që kanë dështuar në tentativën e tyre për të mposhtur Bombein.
Më pas Obama tha se ky qytet është bërë simbol i forcës dhe rezistencës së popullit indian.
Më pas Obama tha se ky qytet është bërë simbol i forcës dhe rezistencës së popullit indian.