Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.
“Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim me kusht anonimiteti. Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.