e diel, 12 dhjetor 2010

Shqiptarët detyrohen të votojnë me kusht në Leposaviq

Në tri fshatra të Leposaviqit, Koshtovë, Bistricë dhe Cerajë nuk figurojnë emrat e votuesve shqiptarë, ne listen perfundimtare te votuesve. 

Ata janë detyruar të votojnë me kusht. KQZ nuk ka informata rreth këtij rasti.

As Millosav Markoviq nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Leposaviqit nuk ka informacione.

Zyrtare te cilet deshirojne te jene anonim, thone se shqiptaret kane kerkuar qe nga java e kaluar te votojne te gjithe ne fshatin Bistrice. Por kjo sipas KQZ eshte e pamundur. Nese ata votojne ne Bistrice, vota e tyre do te jete me kusht dhe KQZ premton se votat do te numerohen.
shko