e premte, 7 janar 2011

Alkena i mëson Nikut këngë patriotike

Ervini dhe Ermela e kanë përfunduar turnin e tyre në provën e javës, e rradhën ia lënë Alkenës me Kreshnikun. Ky i fundit i thotë Ermelës para se të largohet se sonte do që të flerë me të. Ermela nuk i kthen përgjigje dhe shkon brenda në shtëpi. 

Niku e ngacmon Alkenën teksa ajo

mban gotën e provës dhe ajo i thotë ta lërë të qetë. Niku shprehet se Alkena është vajzë e qetë e nuk i shkon të bëjë si nevrike. 

Alkena i thotë Nikut të përqëndrohet tek prova, sepse ka për ti shkaktuar humbjen e saj në të kundërt. 
Ajo e pyet Nikun nëse di këngë patriotike e i thotë se do t’ia mësojë ajo në të kundërt. Niku i kërkon t’i këndojë një këngë dhe Alkena ia plotëson dëshirën. Më pas të dy këndojnë himnin e flamurit, e recitojnë vjershë patriotike. 


Niku shprehet se mund të ketë ndonjë banor që nuk di këngë me tematika të tilla, e kur Torosi afrohet pranë tyre, Niku e pyet a e di himnin e flamurit. Torosi fillon ta këndojë menjëherë. Alkena nuk ndalet me kaq, e vazhdon ti mësojë Kreshnikut vjershë patriotike. 

Pranë tyre afrohet dhe Alma e Niku shprehet me shaka se po i propozon Alkenës, por ajo nuk e pranon. Alma i thotë të përpiqet dhe pak, por Alkena i përgjigjet të dyve se nuk do ta pranojë Nikun as në këtë jetë e as në tjetërn. 


Ata shkëmbejnë batutat me njëri-tjetrin dhe qeshin sëbashku me Almën e Nedën. 
shko