e mërkurë, 26 janar 2011

Genta Ismajli: Vet këngëtarët po sajojnë thashetheme

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Genta Ismajli i përgënjeshtron shkrimet e dala këto ditë nëpër mediat e Shqipërisë se kinse ajo ka pasur
konflikt me këngëtaren Dafina Zeqiri gjatë mbrëmjes së spektaklit “Miss Universe Kosova 2011” të mbajtur me 15 janar në Prishtinë.

Siç ka raportuar “Panorama plus” vonesa e Gentës për të dal në publik kur kënga e saj “Femrat shqiptare” kishte filluar të transmetohej, ka ardhur pikërisht për shkak të mosmarrëveshjes që kanë pasur dy këngëtarët në prapa skenë.

Ndërkohë e kontaktuar nga “Zëri”, Genta e cila gjendej në Zvicër, i hodhi poshtë të gjitha fjalët e shkruara. Sipas saj, këto janë shpifje që po i behën nga media dhe njerëz të caktuar. “Nuk është e vërtet asgjë çfarë është thënë. Nuk kam pasur kurrfarë konflikti më askënd.

Unë Dafinën e kam kolege siç i kam të gjitha të tjerat. Unë kam respekt për të, ashtu siç i respektoj të gjithë kolegët e mi. Unë e kam duartrokitur kur ajo ka dalë në skenë dhe nuk kemi pasur kurrfarë mosmarrëveshje” shprehet ajo për gazetën duke shtuar se janë vet këngëtarët që po sajojnë lajme të rreme për të nxitur thashetheme nëpër media në dobi të tyre.

“Kam ardhur në përfundim se janë vet këngëtarët që po bëjnë thashetheme vetëm për të qenë nëpër media. Kam dëgjuar se këngëtarët i thërrasin gazetarët për të nxitur sensacione. Kurrë në jetë time nuk e kam thirrur një gazetar për të shkruar diçka për mua. Pse duhet të kam konflikt me Dafinën?, atë natë ka kënduar edhe Leonora Jakupi, dhe për mua të gjitha janë njësoj”, theksoi ajo.

Me tutje Genta tregoi se tezja e saj e cila është apostrofuar në këtë shkrim ku thuhej se “Është dashur të jetë vetëm Genta dhe gjithë spektakli të shndrisë vetëm me praninë e saj”, sipas Gentës tezja e saj nuk ka qenë fare e pranishme atë natë, ndërsa ajo sqaron edhe vonesën e asaj dalje në skenë.

“Nuk ka qenë gabimi im. Labi i “TV21”-shit ( v.j. Labinot Gashi ishte prezantues i spektaklit) më kishte thënë se më lajmërojnë kur duhet për të dal në skenë. Unë në atë kohë isha duke e veshur fustanin, ndërsa kënga është lëshuar pa më njoftuar mua.

Kjo ka qenë e tëra, asgjë tjetër nuk ka pasur”, bën më dije ajo e shqetësuar me shkrimet që po dalin pa marr edhe prononcimet e saj.

Mohon t’i jenë ndërprerë kontratat me diskotekat në Zvicër

Ndër të tjera, gazeta “Panorama” ka shkruar se Gentës i janë ndërprerë të gjitha kontratat me diskotekat shqiptare në Zvicër dhe në vend të saj do të këndoj Dafina Zeqiri, por edhe këtë Genta e mohon kategorikisht.

“O Zot, o Zot, çfarë kanë këta njerëz që më sulmojnë kështu. Momentalisht që po flasim, unë jam në Zvicër dhe këtu kam ardhur për mbrëmjet dhe koncertet e mia. Çfarë janë këto fjalë?”, thotë ajo gjatë bisedës në telefon.

Në anën tjetër, “Zëri” u përpoq për të marr një prononcim edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri, por telefoni i saj gjatë tërë ditës së marte ishte i mbyllur. Miqtë e Dafinës i thanë gazetës së ajo ka ndërruar numër dhe rrallëkush e ka numrin e saj të ri./yp
shko