e shtunë, 8 janar 2011

Leonardo: Mourinho, “ëngjëlli” im mbrojtës

Trajneri i ri i Inter-it, Leonardo lëshoi një intervistë gjatë ditës për “La Gazzetta dello Sport”, në të cilat preku pak të gjitha temat e aktualitetit, duke nisur nga debutimi i tij e deri tek Mourinho e merkato.

Debutimi – “Nuk mund të fsheh që jam shumë i lumtur për mënyrën se si arritëm të fitonim ndaj Napoli-t. Skuadra ishte e jashtëzakonshme, jo vetëm për entuziasmin e treguar, por edhe sepse tregoi zgjuarsinë e duhur për t’iu përshtatur situatave dhe për të mbrojtur avantazhin”.

Eto’o – “Samuel është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën dhe të gjithë presim që ai të bëjë gjëra të mëdha kur të rikthehet. Ka luajtur shkëlqyeshëm në pjesën e parë të sezonit dhe duhet të vazhdojë në këtë mënyrë”.

Përmbysja – “Nuk mendoj tani për vendin ku mund të renditemi në fundin e kampionatit, por vetëm për të siguruar sukses në çdo ndeshje. E sigurt është vetëm që nuk i vendos kufizime objektivave tanë, pasi mund të arrijmë gjithçka”.

Mourinho – “Flasim shpesh bashkë dhe me mua është treguar shumë i përzemërt. Jemi këshilluar për shumë gjëra, edhe pse ai nuk e di se çfarë ndodh çdo ditë. Më ka qëndruar shumë pranë dhe më ka ndihmuar, ndaj I jam shumë mirënjohës”.

Ndeshja e radhës – “Catania është një skuadër që gëzon një formë të mirë, janë tepër të fortë në mbrotje dhe Maxi Lopez është shumë i rrezikshëm në sulm. Janë në gjendje të ndryshojnë formacionin gjatë ndeshjes dhe është e qartë që sfida me ta do të jetë tepër e ndërlikuar”.

Ranocchia – “Po flasim për një futbollist të kombëtares italiane, i cili ka përpara një të ardhme shumë premtuese. Është që tani në gjendje të luajë si titullar dhe jam i sigurt që do të bëjë një punë shumë të mirë kur skuadra të ketë nevojë për të”./tch/
shko