Pankartë kundër Ancelottit dhe pronarit të Chelseas, Roman Abramovich është shfaqur të shtunën në Londër.
Në rrugën që të dërgon drejt vendit të stërvitjeve në Cobham ishin publikuar dy pankarta.Në njërën shkruante “Jashtë Abramovich dhe Ancelotti”, përderisa në pankartën tjetër për futbollistët shkruante “Asnjëri prej jush nuk e meritoni ta vishni këtë fanellë”. Sipas mënyrës dhe shkrimit që është përdorur supozohet se bëhet fjalë për një person të njëjtë.
Hidhërimi i tifozit ka ardhur pas humbjen nga Wolverhamptoni në mesin e javës së kaluar.
“Nëse ka qenë vetëm një tifoz atëherë do të thotë se kemi vetëm një person të pakënaqur, kurse në Itali është krejtësisht ndryshe. Atje rreth fushave të stërvitjeve mund të gjesh me mijëra tifozë të pakënaqur. Është e vështirë të gjendesh në një situatë të tillë”, tha Ancelotti.
Për menaxherin është me rëndësi në këtë moment të ketë mbështetjen e klubit. Kjo është mënyra më e shpejtë që të tejkalohet kjo krizë. /indeksonline/