Fidel Kastro, Hosni Mubarak, mbreti i Arabisë Saudite, ai i Tajlandës dhe diktatori i Koresë së Veriut: të gjithë të moshuar e të sëmurë.
Këto vende “aplikojnë” ende procesin e komplikuar të kalimit të pushtetit te fëmijët apo të afërmit, që rrezikon destabilizimin në zonat më
delikate të planetit Hosni Mubarak, Presidenti i Egjiptit, që nga viti 1981, është 81 vjeç. Fidel Kastro, që sapo ka mbushur 85, është prej gjysmëshekulli kreu suprem i Kubës. 83-vjeçari Bhumibol Adulyadejmban mban rekordin për sa i përket qëndrimit në detyrë: është mbreti i Tajlandës që prej vitit 1946.
Abdulah in Abdul Aziz, mbreti i Arabisë Saudite, është 86 vjeç. Në fund të listës, por jo për nga rëndësia, “lideri suprem”, Kim-Jong Il, tirani i pamëshirshëm i Koresë së Veriut është duke mbushur të 70-at. Të pestë janë shumë të sëmurë, ndoshta ndonjëri prej tyre nuk do të arrijë dot deri në fund të 2011-s.
Por edhe sikur kjo të mos ndodhë, dobësia fizike e këtyre liderëve përkthehet automatikisht në dobësi politike, që i detyron vendet e tyre të përballen me procesin delikat të transferimit të pushtetit, që mund të sjellë ndryshime të paparashikuara në strukturën e pushtetit. Përtej ndryshimeve të mëdha të çdo lloji, kulturore, ekonomike, gjeografike dhe sociale mes këtyre vendeve, është befasuese të zbulosh ngjashmëritë e procesit të transferimit të pushtetit.