e premte, 7 janar 2011

Gjermania ofron 150 mijë vende pune për të huajt

Të paktën 150 mijë vende pune i ofroi Gjermania sivjet për shtetasit e Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, me gjithë faktin se qytetarët e dy vendeve të para kanë kufizime në
tregun gjerman të punës, ndërsa Kroacia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta rumune Gandul.

Pjesa më e madhe e vendeve të punës të ofruara kanë të bëjnë në profesionet inxhinierë, punonjës mjekësorë, kuzhinierë dhe kamerierë.


Qytetarët e tri vendeve, të cilët do të shkojnë të punojnë në Gjermani, do të duhet të kenë leje për punë, megjithatë mund ta fitojnë me angazhim vendimtar të punëdhënësit gjerman, shton gazeta.
Gazeta rumune  shkruan se në qoftë se punëdhënësi nuk e përmbushë premtimin, kandidatët për punë mund të ngrenë proces gjyqësor. 



Gazeta nuk përmend se nga viti 2013 rumunët dhe bullgarët do të mund të punësohen në Gjermani pa kufizime./koha
shko