Mario Balotelli po bën të flitet gjithmonë e më shumë për veten në Britaninë e Madhe, sidomos për një “tripletë” të veçantë.
Sipas mediave britanike, futbollisti italian duhet të ketë pasur tre histori me po aq vajza bjonde në harkun e pak ditëve. Mes tyre figuron edhe Sophie Reade, fituese e një prej edicioneve të fundit të "Big Brother"-it anglez, e cila pas tradhtisë së SuperMarios ka ofenduar ish-interistin në Twitter.Duket se sulmuesi i Manchester City duhet të ketë dalë me Reade edhe për Vit të Ri, por duhet të ketë qenë i shpërqendruar edhe nga një tjetër bjonde Faye Evette, 19-vjeçare me një fizik marramendës e njohur për shfaqjet e shpeshta në kopertinat e revistave “Playboy” e “Hustler”. Ja që Reade e nervozuar ka shkruar në Twitter: “Do të doja të bëja të ditur për të gjithë se Faye Evette është një kur... dhe shkoi në shtrat me djalin me të cilin po takohesha! Çfarë mikeje, për të ardhur keq! Disa persona nuk kanë turp dhe as të mbathura... Mario Baloteli është një trap!”. Sikur të mos mjaftonte kaq, flitet se pas Vitit të Ri, Baloteli është parë edhe me një vajzë të tretë bionde, shumë e bukur, por e panjohur. /indeksonline/