Një hulumtim në Serbi ka treguar se serbët nuk e duan edhe aq shumë integrimin në BE.
Në anketën e titulluar “Si e shikojnë serbët tranzicionin”, përkatësisht në pyetjen nëse do të
ballafaqoheni me zgjedhjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 47 për qind kanë thënë Kosovën, 24 BE-në, ndërsa 29 nuk kanë ditur çka të zgjedhin, njoftojnë mediat serbe.Kur është fjala për datën e anëtarësimit në BE, në Serbi më parë kanë menduar vitin 2016, tani ata mendojnë se 2017-ta do t’i gjejë në BE.
Anketa është zhvilluar me 1,813 respondentë dhe nuk ka përfshirë Kosovën. /Indeksonline