e enjte, 13 janar 2011

Kujdes kur përdorni laptop-in!

A i përdorim drejt mjetet elektronike, të cilat janë kthyer në një pjesë të pandarë të jetës sonë?
Ja shtatë rregulla që duhen ndjekur gjatë përdorimit të laptop-it dhe Notebook-ut , mjeteve shumë të përhapura në kohët e sotme:

1. Mos e përdorni asnjëherë laptop-in mbi shtrat. Gjatë kohës së përdorimit mbi shtrat, jastëku, jorgani apo objekte tjera të buta të ngjashme me to pengojnë ajrosjen e tij dhe bëhen shkak të nxehjes së tepërt deri në djegie të laptop-it.  

2. Mos e lini aparatin vazhdimisht në prize: lëreni kompjuterin tuaj të ri të zbrazet komplet një ose dy here pastaj mundësoni karikimin e tij. Përdoreni laptop-in me bateri vetëm në rastet kur nuk keni mundësi ta vendosni në prize. Hiqeni nga priza kur kompjuteri nuk është në punë. Në këtë mënyrë do të zgjasni jetën e baterisë.

3. Gjatë ditëve të nxehta të verës mos hapni pjesët e brendshme të laptop-it për ta ajrosur më shumë. Mekanizmi i ftohjes i një aparati të hapur prishet dhe kështu dëmton më shumë aparatin.

4. Mos e harroni mjetin në makinë: gjatë muajve të verës temperatura brenda një makine të lënë në diell mund të arrijë në 60 gradë. Ndërsa tek laptop-ët të pajisur me sipërfaqe plastike kjo temperature mund të shkojë deri në 70 gradë. Kjo përbën një risk të madh për laptop-in. Mund të zbardhë ngjyrën e aparatit  dhe mund ta nxjerrë jashtë përdorimit duke dëmtuar pjesë si ekrani dhe ato elektronike.

5. Muajt e dimrit nuk janë miq të mjeteve elektronike. Mos e vini menjëherë në punë laptop-in, i cili ka kaluar nga një ambient i ftohtë në të nxehtë. Sepse  kalimi i menjëhershëm nga i ftohti në të nxehtë mund ta dëmtojë atë.

6. Mos e rrihni asnjëherë laptop-in! Të gjithë ne e dimë se në rastet kur kompjuteri apo laptop-i nuk punojnë mirë i godasim apo shkundim pak. Kjo mund të ndikojë negativisht tek laptop-i sepse lëkundja mund të dëmtojë hard diskun e aparatit.

7. Si diçka e pandarë e jetës sonë laptop-i merr pjesë dhe në tryezën e mëngjesit. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur pimë çaj dhe në të njëjtën kohë navigojmë në botën imagjinare. Nëse gabimisht do të derdhni diçka sipër laptop-it, ajo mund ta prishë atë. Kur ju derdhet diçka mundohuni ta thani me makinën tharëse të flokëve. Ky veprim ndihmon edhe në përshpejtimin e tharjes dhe kështu pastroni dhe butonat e tastierës./gs
shko