Si duket faqja zyrtare e tifozëve në Facebok e Mark Zuckerberg-ut është “thyer” nga hakerët ku këta të fundit kan postuar mesazhin duke bërë thirrje për ta shëndruar kompanin Facebook në “biznes social” - raporton Washington Post
Mesazhi i postuar është larguar nga rrjeti së bashku me faqen me shpejtësi nga administratorët por shpejtësia nuk ka qenë e mjaftueshme pasi qe ka mbledhur 438 komente dhe 1803 “Like” gjatë këtij procesi. Mos të harrojmë se ky mesazh është përcjellur tek 2.8 milion përodues/tifoz.
Mesazhi tha: “Le të filloj “hakimi”: Nëse Facebook ka nevojë për para, atëherë pse mos tu mundësoj përdoruesve të investojnë në këtë kompani përmes mënyrës sociale në vend që të kërkojmë nga bankat? Pse të mos shëndrohet Facebook në një “biznes social” ashtu sikur e ka përshkruar edhe Nobelisti Muhammad Yunus? Çfarë mendoni ju? #hackercup2011". - përfundon mesazhi.

